Kantina

Home > Kantina

Përzgjedhja e verërave në El Gaucho është shumë e rëndësishme dhe me këtë merret Sommelieri Fation Tila, i cili është dhe një nga themeluesit e restorantit. Mund të themi që është po aq e rëndësishme sa dhe menuja e ushqimit dhe çdo etiketë mendohet dhe studiohet me kujdes, si për të patur një ofertë sa më të kompletuar por dhe për të sugjeruar verën që i përshtatet më shumë ushqimit të porositur. Një vëmendje të veçantë kanë verërat argjentinase dhe të Amerikës Latine dhe pikërisht për këtë arsye restoranti ka vendosur të importojë në Shqipëri rreth 30 etiketa të veçanta dhe shumë cilësore nga Argjentina, Kili, Uruguai dhe Meksika. Krahas këtyre përzgjedhim përreth mbi 100 etiketa të tjera nga distributorë lokalë. Nuk mungojnë verërat italiane, franceze, spanjolle, si dhe verëra shqiptare dhe të Kosovës. Por surpriza më e bukur për të gjithë të apasionuarit e verës është vendstrehimi - tunel i kohës së diktaturës që gjendet poshtë restorantit, i cili është shndërruar në një kantinë unike me kushte ideale për ruajtjen e të gjithë koleksionit te restorantit. Kur të vini te El Gaucho kërkoni për Fationin që tju shoqërojë të vizitoni kantinën tonë dhe të zgjidhni së bashku verën tuaj.