Rreth nesh

Home > Rreth nesh
El Gaucho Tirana

Restoranti i parë argjentinas në Tiranë

Lindi nga një dashuri me shikim të parë gjatë një udhëtimi, një kulturë e veçantë e një vendi të madh, që ndër shekuj ka mbledhur kuzhinat e emigrantëve, duke i shkrirë me njëra-tjetrën për të krijuar një identitet unik.

Lokali ndodhet në zemër të kryeqytetit, pranë stadiumit Dinamo, në një nga lagjet më karakteristike që kanë ruajtur identitetin e dikurshëm.

Kjo lagje u zgjodh enkas për veçantinë e saj, bimësinë dhe qetësinë që e karakterizon, në mënyrë që eksperienca e shijes të jetë dominuese dhe gjithëpërfshirëse.

El Gaucho Tirana - The First Argentinian Restaurant in Tirana, Albania - Steakhouse Restaurant Tirana - Best Restaurant Tirana El Gaucho Tirana - The First Argentinian Restaurant in Tirana, Albania - Steakhouse Restaurant Tirana - Argentinian and Latin American Wines

Që në fillim të projektit, sfida ishte krijimi i një restoranti që do të përfaqësonte më së miri këtë kuzhinë dhe kulturë, dhe zgjedhja shkoi tek konsultimi dhe bashkëpunimi me një partner argjentinas për projektimin e kuzhinës dhe menuns së përzgjedhur.

Udhëtimit tonë shumë shpejt iu bashkua edhe shef Sergio Nallino, i cili me një dëshirë gati patriotike solli përvojën e tij dhjetëvjeçare dhe recetat e gjyshes.

Dëshira është të “transportojmë” në Argjentinë përmes pjatave tipike, Asado të mishit cilësor Black Angus, kulturës dhe një shërbimi të thjeshtë por të vëmendshëm. Këtu do të gjeni një listë të veçantë të verërave të zgjedhura me kujdes nga Argjentina dhe e gjithë Amerika Latine.

Restoranti organizon vazhdimisht mbrëmje Tango dhe muzikë live, ku spikat ajo tradicionalja me "Los Cardenales", grupi i krijuar nga ne, për të përjetuar emocionet e vërteta të Argjentinës.

Takoni stafin tonë
El Gaucho Tirana - The First Argentinian Restaurant in Tirana, Albania - Steakhouse Restaurant Tirana - Argentinian and Latin American Wines

Sergio Nallino

Senior Chef

El Gaucho Tirana - The First Argentinian Restaurant in Tirana, Albania - Steakhouse Restaurant Tirana - Best Restaurant Tirana

Bruno Cullaj

Chef

Çfarë thonë klientët tanë

Rezervoni një tryezë

    El Gaucho Tirana - Steakhouse Restaurant Tirana - Best Restaurant Tirana - The First Argentinian Restaurant in Tirana, Albania